Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 10:14

Kantautori shqiptar, Flori Mumajesi, ka bërë të ditur se do të realizojë edhe një këngë të re në bashkëpunim me Mihallaq Andrean.

Pas baladës të cilën e kënduan së bashku “Ta dish t’i ç’pësoi kjo zemër”, të dy këngëtarët në dimër të këtij viti do t’i japin publikut edhe një këngë të tyren.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Flori në profilin e tij në instagram, transmeton Klan Kosova.

“Në dimër një tjetër kënge me një nga zërat më të ëmbël te serenatës Korçare, Mihallaq Andrea”, ka shkruar Flori Mumajesi.