Lajme Shqip Saturday, 02 July 2011 13:43

Që këngën “Mamani nejën”, e ka kënduar Elvana Gjata bashkë me Fugaa nuk është çudi, por e çuditshme është historia e këtij bashkëpunimi.

Kënga që u lançua vjet, në fakt ka qënë e planifikuar për këngëtaren Eneida Tarifa. Kantautori Flori Mumajesi i pati dhuruar vjet Eneidës këngën fituese të Top Fest-7. Dhe kënga “Mamani nejën” e cila ishte kompozuar për ta kënduar sërish ajo, duket se ka ndërruar destinacion dhe ka përfunduar në duar të Elvanës.

Arsyeja e grindjes mes tyre është një lajm i pakonsumuar në media e prandaj është interesant për të folur edhe pas kaq kohësh.

Eneida e cila e kishte bërë regjistrimin audio të këngës, priste që të bëhej vetëm klipi i saj, kur ndërkohë gjithëçka ka përfunduar në duar të Elvanës!!!

Flor Mumajesi i cili e ka shprehur haptazi simpatinë për këtë këngëtare, ia ka kaluar Elvanës  në një mënyrë aspak të këndshme dhe të pabesë ndaj Eneidës.

Që prej asaj kohe Eneida nuk flet më as me kantautorin Mumajesi dhe as me këngëtaren Gjata. (LajmeShqip.com)