Lajme Shqip Sunday, 04 March 2012 10:00

Shkencëtarët kanadez kanë studiuar se si problemet në punë, në martesë dhe problemet ekonomike, rrisin rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.

“Tradicionalisht, kortizoli matet në serum, urinë dhe pështymë, dhe të gjitha këto matje tregojnë sasinë e kortizolit para disa orëve apo dite”, shpjegojnë profesorët Stan Van Uum dhe Gideon Koren nga Universiteti Western Ontario.

Megjithatë, me flokët situata është ndryshe. Flokët përafërsisht rriten një centimetër në muaj dhe me studimin e fijes prej gjashtë centimetrave, mund të vlerësohet niveli i stresit për një kohë më të gjatë.

Në qendrën Kfar-Saba në Izrael, është bërë një analizë e mostrave të flokëve të 56 meshkujve, të cilët kishin pësuar infarkt në zemër, dhe  të njëjtat janë krahasuar me mostrat e marra nga meshkujt që ishin të hospitalizuar nga ndonjë sëmundje tjetër që nuk kishte lidhje me zemrën.

Është konstatuar se personat të cilët kishin pësuar infarkt, kishin nivel më të lartë të kortizolit në flokë.

Rezultatet e këtyre studimeve janë botuar në revistën shkencore “Stress”. (LajmeShqip.com)