Lajme Shqip Saturday, 16 April 2011 07:36

Seria e fundit “The breaking down” do t’ju bёj vёrtetё pёr tё qarё…

Ështё aktori 19 vjeçar Lautner qё rrёfehet pёr MTV duke na shtuar mё shumё kuriozitetin pёr serialin e fundit tё sagёs Twilight.

Me kёtё seri do tё jetё fundi i historisё sё familjes sё Xhejkobit (Taylor) dhe shumё tё tjerёve. Jacob Black-Taylor ka qёnё njё personazh i pёrhershёm i romaneve tё Stephenie Meyer gjatё gjithё realizimit tё Twilight qё nga viti 2008. Vetёm me tri seritё e para ai ka fituar 1.7 bilion dollar nё mbarё botёn.

“Ështё njё pёrzierje emocionesh: dёshira pёr tё pushuar, qёndruar pranё familjesh, por edhe njё ndjesi e çuditshme qё Twilight do tё pёrfundojё. Por çfarё ёshtё e sigurtё, tё gjithёve do t’ju bёj pёr tё qarё”, u shpreh ai duke mos dashur tё komentonte mё shumё rreth historisё reale ndёrmjet dy protagonistёve Robert Pattinson dhe Kristen Stewart.

Por njё gjё ёshtё e sigurtё: nёse shumё kush do tё mbaj ‘zi’ pёr fundin e kёtij seriali, Taylor Lautner nuk do e bёj. Edhe po tё dojё nuk do tё ketё kohё, pasi menjёherё mbas xhirimeve tё serisё sё fundit tё Twilight, nё vjeshtё ai do tё jetё i angazhuar me xhirimet e filmit ku do tё jetё protagonist nё thrillerin “Abduction – Rrёmbimi”.