Lajme Shqip Friday, 22 July 2011 17:24

Princi Albert mё nё fund ka thyer heshtjen pёr t’iu pёrgjigjur thashethemeve rreth muajit tё tij tё mjaltit dhe zёrave pёr krizёn martesore me nusen e tij tё re, Cherlene Wittstock.

Qё nga pёrgatitjet e dasmёs, shtypi kishte marrё flakё duke folur pёr tentativa arratisjeje tё sё fejuarёs sё tij, pёr fёmijёt e tij tё jashtёligjshёm, pёr lot hidhёrimi gjatё ceremonisё martesore nga nusja dhe pёr ta pёrmbyllur me atё qё Princin e ka revoltuar mё sw shumti: muaj mjalti i parashikuar qё tё flinin nё hotele mё vete dhe tё njё kontrate paramartesore, sipas tё cilёs çifti mund tё ndahej vetёm pasi tё linte njё trashёgimtar legjitim.

Sot, ai shpёrthen dhe shpjegon gjithçka nё njё intervistё.

“Ështё e patolerueshme! Nё Afrikёn e Jugut ne kemi qёndruar nё hotele tё ndryshme pёr arsye prakticiteti. Unё kam marrё pjesё nё Komitetin Olimpik Ndёrkombёtar dhe mё duhej tё zgjohesha herёt çdo mёngjes. Nuk kisha dёshirё t’i prishja gjumin gruas time qё nё mёngjes…

Ndёrsa, sa pёr çёshtjet e tjera qё mё trajtojnё mua  si personazh kryesor, janё thashetheme qё mediat i kanё transmetuar pa i verifikuar mё parё. Me siguri ёshtё dorё e dikujt qё kёrkon tё dёmtojё imazhin e Monacos.”

A tё jenё tё vёrteta? (LajmeShqip.com)