Si mund ta kapërcejë një nënë dhimbjen e hidhur të humbjes së fëmijës së saj?
Kelly Preston është munduar t’i japë një përgjigje kësaj pyetjeje, duke folur për djalin e tyre Jett, i cili vdiq në moshën 16-vjeçare në 2009.
Djali i John Travoltës i cili vuante nga autizmi, vdiq tek sa bënte dush për shkak të dridhjeve epileptike, dhe goditjet e forta në kokë bënë që ai të largohej nga kjo jetë përgjithnjë.
Në një intervistë për revistën “Heath”, zonja Travolta ka treguar se e ka kapërcyer dhimbjen falë sektit fetar Scientology.
Por këndvështrimi që ka patur kjo Kishë kundrejt fëmijëve autistë ka qënë e kundërt nga shkenca. Kështu, Travolta është kritikuar shumë nga mediat në ato kohë se nuk i ka dhënë ndihmën e duhur djalit të tij, duke marrë për bazë këshillat e Kishës. Ai besim që thuhej sikur ishte thyer, në fakt veçse ka ndihmuar për të kapërcyer dhimbjen. Kështu Kelly e ka mbrojtur Kishën duke thënë:
“Për të qënë e sinqertë, e kam kaluar zinë vetëm me ndihmën e Kishës Scientology. Nuk e di nëse do ja kisha dalë mbanë pa ta!”
Ndër të tjera në intervistë ajo tregon edhe për shtatzëninë e saj, si një mrekulli që erdhi në jetën e tyre. Ajo kujton:
“Kishim vite që provonim të ngelja shtatzënë dhe kur ajo ndodhi, isha shumë e frikësuar. Pasi kisha bërë testin, shkova furishëm në krevat dhe zgjova Johnin. Të dy filluam të qanim. Ishte një moment i mrekullueshëm!”
I lindur në nëntor të 2010, Benjamini i vogël pozon në foto të kopertinës së bashku me nënën e tij Kelly, ku me siguri djali do të rritet, edukohet dhe shkollohet në një nga shkollat ‘Scientology’. (LajmeShqip.com)