Lajme Shqip Tuesday, 29 March 2011 08:37

Trevizo, 28 Mars 2011 – Fituesi i diskutuar i edicionit të dhjetë tё Grande Fratello/Big Brother (Itali), Mauro Marin, është zgjuar nga harresa mediatike.

Ai është rrahur në një lokal në Montebelluna, një fshat në provincën e Trevizos, ku ishte me vëllanë e tij.

Personat e identifikuar nga ai si shqiptarë i janë afruar duke thënë se janë simpatizantë dhe dёshironin t’i merrnin një autograf. Më pas e kanë sulmuar duke e shtrirë përtokë dhe goditur me shqelma dhe grushta.

Dëshmitare e ngjarjes ka qenë një vajzë, e njohura e Maurios dhe pronarit të lokalit që rezulton të jetë miku i tij.

Për të përcaktuar dinamikën e fakteve, në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët italianë të cilët regjistruan ankesën e fituesit të Grande Fratello-s dhe janë duke analizuar regjistrimet e kamerave për të identifikuar sulmuesit të cilët janë larguar pa lënë asnjë gjurmë.

Sipas policisë Mario nuk ka pësuar dëmtime fizike serioze. Përveç ndonjë dëmi të vogël të shkaktuar në bar (një dritare e thyer), për fat të mirë nuk ka patur asnjë dëmtim tjetër.