Lajme Shqip Wednesday, 10 August 2011 13:19

Dje ka përfunduar procesi gjyqësor, ku i akuzuari ishte basketbollisti i famshëm.

Akuza e tij rëndonte për rrahjen e një burri që posedonte kasetën ku Shaq shfaqej duke bërë seks me disa gra.

Robert Ross e kishte akuzuar se 7 gangsterra me të cilët Shaq kishte lidhje, e kishin grabitur dhe rrahur deri sa ai t’u dorëzonte kasetën.

Dje në mes të seancës gjyqësore, trupi gjykues ka tronditur gjithë të pranishmit dhe vëzhguesit duke thënë se nuk kishin besim tek dëshmitë e Rossit dhe veprimet e tij jashtë gjykatës.

Kështu që akuza ndaj Shaq she 7 të pandehurve të tjerë u anullua menjëherë. (LajmeShqip.com)