Lajme Shqip Sunday, 20 March 2011 11:21

Fundosja e Japonisë (“The sinking of Japan”) është shembull tipik se si realiteti ndonjëherë parashikohet në film.

Tërmete, vullkane dhe tsunami, nuk bëhet fjalë për katastrofën e tanishme në Japoni, por për filmin “Fundosja e Japonisë”, i cili pesë vite më parë parashikoi ngjarjet të cilat aktualisht me tmerr i shohim në edicionet e lajmeve.

Regjisori Shinxhi Higuchi, filmin e bëri sipas romanit me të njetin emër (Fundosja e Japonisë) të Sacchi Komacu, i cili veprën e tij të shpërblyer e shkruajti për nëntë vite të plota.

Sipas trajlerit të filmit, emri origjinal i të cilit është ‘Nihon Chinbotsu’, e dukshme është ngjashmëria me ngjarjet aktuale në Japoni. Në vitin 2006, filmi “Fundosja e Japonisë” kishte parodinë e saj “Zhyten të gjithë, përveç Japonisë”.