Lajme Shqip Wednesday, 27 July 2011 14:22

Prishtinë – Këngëtarja Edona Llalloshi, tani ditëlindjen e saj të 32-të e festoi në statusin e nënës. Në adresën e saj, në Facebook, kanë arritur me qindra mesazhe urimi në shenjë të gëzimit edhe për faktin që këtë ditëlindje ajo e kaloi bashkë me vajzën, Doa.

Ajo ndihet e lumtur për këtë fakt, ndonëse thotë se është emocion i madh që nuk mund ta përshkruajë me fjalë. “Jam shumë e lumtur që tani ditëlindjen time të 32 –të, për herë të parë po e festoj bashkë me vajzën time, Doa. Gjatë tërë ditës kam arritur të marrë shumë mesazhe nga familjarët dhe shumë adhurues të mi dhe me të vërtetë kam pasur një emocion të pa përshkruar”, ka thënë ajo.