Lajme Shqip Sunday, 17 July 2011 07:29

Dihet qё, nё mos sot, njё ditё xhelozia do tё trokas tek çdokush. Viktima e kёsaj liste tё gjatё ёshtё edhe kёngёtarja Fergie, e cila ka filluar tё shqetёsohet me praninё e vazhdueshme tё bukuroshes, Rosie Huntington-Whiteley, pranё burrit tё saj, Josh Duhamel.

Tё dy protagonistё nё “Transformers 3”, Josh dhe Rosie prej javёsh janё duke shёtitur nёpёr botё, duke marrё pjesё nё festa, konferenca dhe premiera tё filmit. Mes tё dyve ka lindur njё miqёsi e sinqertё, qё me sa duket e ka bezdisur kёngёtaren e grupit “Black Eyed Peas”.

Sipas disa burimeve anonime tё “National Enquirer”, Fergie ka filluar tё shqetёsohet pёr praninё e modeles sё famshme, pavarёsisht se ajo ёshtё e fejuar me Jason Statham. Nё fund tё fundit, dihet se si pёrfundojnё kёto gjёra… Njё birrё sot, njё shaka nesёr dhe vetёm kur e gjen veten nё shtrat me tё, pa e kuptuar fare!

Dhe kjo ndodh më së shumti kur je nёn efektin e pijes… Dehja nuk do t’ia dijё nёse linjat e gruas tёnde janё mё tё mira se sa tё asaj qё po tё tundon.(LajmeShqip.com)