Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 12:02

Brazil – Në vend që të ishte një mbrëmje e trishtë, Fergie dhe pjesëtarët e tjerë të Black Eyed Peas mbrëmë kanë qenë tepër argëtues në skenën e Sao Paolos. Në një arenë të mbushur me 400 mijë fansa, skena e tyre shpërthente energji.

Përpara pak javësh grupi deklaroi ndarjen e tyre nga këngëtarja 36 vjeçare Fergie. Megjithëse është përfolur për një ftohje të Fergiet me pjesëtarin Taboo, ata janë dukur shumë të afrueshëm në skenë.

Taboo për televizionin New Times ka thënë: “Fergie është motra jonë dhe nëse ajo ka vendosur t’i përkushtohet familjes, ne i urojmë rrugë të mbarë!”

Fergie e cila është e martuar me Josh Duhamel është e vendosur që t’i përkushtohet familjes dhe të bëhet me fëmijë. Në të kaluarën ajo është shprehur në një intervistë:

“Nëse nuk jam bërë nënë deri tani është vetëm për shkak të Black Eyed Peas! Nuk kam kohë të bëj plane për fëmijë. Edhe sikur unë të doja, nuk ka asnjë mënyrë që unë edhe të jem shtatzënë edhe të performojë në skenë! Do të ndihesha shumë fajtore ndaj grupit tim nëse ua ndërpres planifikimet. Në momentin kur unë do të bëhem me fëmijë, ata do të jenë përparësia ime. Një shprehje thotë ‘Një grua mund t’i ketë të gjitha, por jo të gjitha përnjëherësh’; prandaj edhe unë nuk mund të pretendojë që të bëhem edhe nënë e mirë, edhe që t’i përkushtohem karrierës njëkohësisht.” (LajmeShqip.com)