Lajme Shqip Tuesday, 02 August 2011 18:10

Ka qenё vetё kёngёtarja e grupit Black Eyed Peas qё ka rrёfyer varёsinё e saj ndaj drogёs nё njё intervistё.

Njё luftё qё Fergie ka mbajtur ndaj varёsisё sё drogёs, dhe deri ekstazisё. Kjo e fundit njё drogё shkatёrruese, aq sa ёshtё nё gjёndje tё ndryshojё morfologjinё e sistemit nervor qёndror, duke dёmtuar neuronet dhe shkaktuar pakёsimin e nivelit normal tё dopaminёs nё tru.

“Euforia e shkaktuar nga droga kishte dalё nga kontrolli. Nuk bёhej fjalё vetёm pёr mua, por po shkatёrronte familjen time dhe gati karrierёn time. Kur je me famё probabiliteti ёshtё mё i madh pёr tё qёnё i ekspozuar ndaj kёtyre narkotikёve, pasi shumica e njerёzve nuk janё tё mёsuar me famёn qё fitojnё dhe nga deliri qё tё tjerёt krijojnё pёr ty, ti pastaj zhytesh nё dёshpёrim. Dhe nё situata tё tilla ёshtё gjithmonё vёshtirё tё heqёsh dorё, jo sot, e jo nesёr… Por unё pata fatin tё kthehesha mbrapsh njёherё e mirё.”

Kёshtu ёshtё shprehur Fergie pёr herё tё parё ndaj varёsisё sё saj ndaj drogёs vrastare, ekstazisё. (LajmeShqip.com)