Lajme Shqip Friday, 15 July 2011 19:30

Modelja e famshme angleze e veshjeve bikini dhe e kostumeve tё plazhit, po shijon disa ditё pushimi nё bregdetin e Napolit.

E mbёrritur vetёm pёrpara dy ditёsh, modelja nuk ka duruar mё dhe ka postuar nё profilin e saj nё Twitter:

“Meshkujt mё shohin sikur tё jem njё akullore dhe tё mos kenё parё femёr me sy! Ka apo jo gra Italia?”.

Ka mjaftuar kjo dhe shumё media kanё filluar t’i pёrgjigjen bukuroshes duke e thumbuar, qё meshkujt italianë nuk kanё faj teksa gjenden pёrballё formave tё ekzagjeruara tё saj.

Tё bёhej fjalё pёr Alba Pariettin, apo Pamela Anderson, edhe i kishim kuptuar kritikat! Por, bёhet fjalё pёr Kelly Brooke, linjat e sё cilёs janё dhuratё e nёnёs natyrё! (LajmeShqip.com)