Lajme Shqip Monday, 30 April 2012 16:21

Më shumë se freskia e adoleshencës dhe shkëlqimi i 20 viteve, për femrat maksimumi i bukurisë dhe vetëvlerësimit arrihet në moshën 35-vjeçare. Të paktën kështu ka konkluduar një sondazh i publikuar në shtypin britanik.

Sipas kërkuesëve, pas shumë vitesh eksperimentesh që lidhen më modelin e flokëve, veshjet dhe trukun, femrat pasi kanë kaluar 35 vite fitojnë besim në vetvete për mënyren sesi janë dhe se si duken përballë të tjerëvë me imazhin e tyre.

Rezultati? Ndihen më të sigurta dhe elegante, dhe në sytë e të tjerëve u duket vetja të papërmbajtshme. Pra, pas 30 vitesh femra ndihet më e sigurt dhe më rehat me pamjen e saj pavarësisht viteve që kalojnë. Ndërkohë, 3 në 4 femra mendojnë se stili i tyre është përmisuar me kalimin e kohës.

Dhe në rast se piku arrihet në 35-vjeç duket se edhe më pas femrat s’ja kalojnë keq, madje shumë prej tyre ndihen të tilla edhe në moshën 56-vjeçare.

Ekspertët e studimit shtojnë se besimi në vetvete, njohuritë dhe urtësia janë esenciale që të ndiheni mirë me veten. Pasi sipas tyre, edhe po t’i kesh të gjitha të modës por nëse s’ke besim në vetvete apo në stilin tënd është gjithçka e humbur.