Lajme Shqip Saturday, 17 March 2012 09:30

“Fëmijët kanë një performancë më të mirë në shkollë nëse e njohin dështimin, pasi ata e dinë që duhet të përpiqen sërish dhe se kjo është pjesë e proçesit të të mësuarit” ka qenë ky një konkluzion i nxjerrë nga një studim i publikuar në ‘American Psychological Association’.

Hulumtimi përfshiu një sërë eksperimentesh të destinuara për të parë nëse prindërit dhe mësuesit mund të ndihmojnë nxënësit të arrijnë sukses duke ndryshuar materialet që i komunikojnë atyre.

Studiuesit zbuluan se fëmijëve, të cilëve u ishte thënë se është normale të dështosh dhe se duhet të përpiqesh sërish, dolën më mirë në teste, sesa fëmijët të cilët nuk kishin dëgjuar inkurajime të tilla.

“Në këtë hulumtim ne pamë se të ndihmuarit e fëmijëve për të interpretuar vështirësitë, jo si një shenjë e limitimeve intelektuale por si rezultat normal i proçesit të mësimit, përmirësoi performancën e tyre edhe në teste të vështira dhe zvogëloi ndjesitë e tyre të paaftësisë”- tha bashkautori i studimit Frederique Autin.

Eksperimenti përfshiu 111 nxënës francez të moshës 11-12 vjeçare, të cilëve iu dhanë teste të vështira për t’i zgjidhur, dhe u pa se grupi që kishte dëgjuar se dështimi është pjesë e mësimit performuan më mirë se grupi tjetër.