Lajme Shqip Wednesday, 08 February 2012 11:14

Ata dinë si të veprojnë me kompjutër dhe celular, por jo se si t’i lidhin lidhëset e këpucëve. 19% e fëmijëve të testuar të moshës 2 deri 5 vjeç dinë se si të përdorin aplikacionet në celular, ndërsa vetëm 9% dinë se si të lidhin lidhëset e këpucëve.

Anketimi i cili ka përfshirë 2,200 nëna të cilat kanë fëmijë të moshës dy deri pesë vjeç, nga vendet e ndryshme të botës, kanë vërtetuar se fëmijët e sotshëm më mirë gjinden me “mausin” e kompjuterit dhe lojërat në kompjuter, se sa të notojnë apo të lidhin këpucët.

Kompania e internetit AVG ka bërë këtë anketim me 2,200 nëna nga SHBA-ja, Kanada-ja dhe disa vende Evropiane, gjithashtu edhe nga Japonia, Australia, dhe Zelanda e Re.

Rezultatet, siç pohon radio “Evropa e Lirë”, tregojnë se fëmijët më mirë gjënden në botën virtuale se sa në atë reale. Kështu që shumica prej tyre dinë si të përdorin, celularët, kompjuterin dhe pajisjet e tjera teknologjike, se sa detyrat e thjeshta në jetën e përditshme.

19 % e fëmijëve të testuar të moshës 2-5 vjeçare dinë se si të përdorin aplikacionet në celular, ndërsa vetëm 9% dinë se si të lidhin lidhëset e këpucëve.

Gjinia sot nuk paraqet ndonjë dallim të dukshëm kur është në pyetje teknologjia, kështu 58% e djemve dhe 59% e femrave të kësaj moshe dinë se si të luajnë lojëra kompjuterike, ose të bëjnë thirrje nga celulari. Ndërsa 20% dinë të notojnë dhe 25% dine të hapin web kërkuesin. Për këtë shkencëtarët u tërheqin vëmendjen prindërve, të cilët duhet tua kufizojnë fëmijëve orët para ekranit dhe t’i detyrojnë ata që t’i përsosin aftësitë për jetën e përditshme. (LajmeShqip.com)