Camilla, Dukesha e Cornwall, mund të quhet si nëna e re dhe krenare e qenushit të quajtur Beth.
Qenushi me gëzof tringjyrësh u la në jetimoren e qenve në moshën, kur ishte 12-javëshe. Ai është një ndër 100 qentë e tjerë që strehoen në këtë ndërtesë.
Camilla, sikurse edhe bashkëshorti i saj Princi Charles, njihen për pasionin e tyre ndaj qenve të gjahut. Por Beth bëri një përjashtim, pasi ka bërë që Camilla ta dojë atë që në shikimin e parë.
Camilla është shprehur: “Nuk mund t’i rezistoja! Ajo është e mrekullueshme! Mezi pres që t’ia prezantojë pjesëtarëve të tjerë të familjes!” (LajmeShqip.com)