Lajme Shqip Monday, 08 August 2011 19:29

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë dalë në këmbë në Londër për t’i çuar fëmijët e tyre për të parë serialin muzikor West End Wicked.

Dhe dalja e tyre ka shkaktuar një kaos të vërtetë. Shofera makinash, taksish, autobuzash ndaleshin dhe shikonin familjen e famshme. Por edhe kalimtarët që i njohën, nuk mund t’i linin të largoheshin pa i kërkuar të bënin sëbashku një fotografi.

Fama e tyre është aq e madhe, saqë një shëtitje e tyre më këmbë shkakton bllokim trafiku. (LajmeShqip.com)