Lajme Shqip Wednesday, 25 April 2012 11:39

Për familjen Jolie-Pitt është e pamundur që të duket si normale në sytë e të gjithëve. Kjo për shkak se ata janë të shumtë në numër dhe sepse janë shumë të famshëm.

Megjithatë në fundjavë, çifti i sapofejuar dhe fëmijët e tyre, shoqëruar nga truprojat, kaluan një ditë në plazh. Pitt është fotografuar në plazh ndërsa kishte veshur një kostum banjoje dhe në duar mbante vajzën 7-vjeçare Zahara.

Pasi luajtën të dy në ujërat e kristalta, u afrua edhe djali 8-vjeçar Pax që kërkoi edhe ai vëmendjen e Brad. Viviennë dhe Knox, 3-vjeç qëndruan pranë nënës së tyre, e cila ishte e veshur në të zeza dhe mbante një kapele të madhe të zezë.