Lajme Shqip Tuesday, 30 August 2011 14:59

David Beckham ka punësuar një truproje për të mbrojtur familjen e tij.

Futbollisti ka një familje të madhe tre djem, një vajzë dhe gruan, për të cilën ka punësuar një roje që haptazi duket i armatosur.

Roja e tyre është një polic i dalë në pension. Kjo gjë është diçka mjaft normale që bëjnë njerëzit e famshëm në Los Angeles. Ai është parë të shoqërojë Davidin me djemtë në plazh, megjithëse qëndrimi i tij ka qënë mjaft i tërhequr. (LajmeShqip.com)