Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 11:48

TMZ ёshtё njё burim i fuqishёm jo vetёm pёr thashethemet, por pёr tё zbuluar edhe tё vёrtetat.

Dhe Arnold Schwarzenegger megjithёse ёshtё munduar ta mbaj tё fshehtё, nuk i ka shpёtuar dot paparacёve! TMZ ka siguruar shumё informacion dhe fotografi tё cilat shfaqin dukshёm ngjashmёrinё shokuese tё djalit me Arnoldin.

Burimet tregojnё se gruaja, shёrbёtorja qё punonte pёr familjen e Arnoldit, quhet Mildred Patricia Baena (shkurt e thёrrasin Patty). Ajo ka punuar pёr familjen e tij pёr mё shumё se 20 vite. Puna e saj konsistonte nё pastrim, lavanderi, gatim dhe punët e tjera shtёpiake.
Patty nё atё kohё i ka treguar shoqeve se ka kryer marrёdhёnie seksuale me Arnoldin pa pёrdorur masa mbrojtёse. Kjo gjё ka ndodhur gjatё ditёs nё shtёpinё e tij, pasi ajo nuk ka kaluar asnjёherё mbrёmjen nё shtёpinё e tyre dhe, megjithatё asnjёherё nuk janё kapur mat.

Sipas burimeve tё marra, kur Patty ngeli shtatzёnё ajo nuk i ka treguar Arnoldit pёr tё, deri sa fёmija erdhi nё jetё.

Patty e cila fitonte 1.200 $ nё javё, filloi tё trajtohej mjaft mirё nga Arnold mbas zbulimit qё bёri. Burimet thonё se ai ishte gjithmonё bujar me tё.

Ajo ka disa muaj qё ka dalё nё pension dhe jeton me djalin e saj dhe tre fёmijёt e tjerё tё saj nё njё shtёpi me katёr dhoma gjumi dhe njё pishinё, nё njё distancё prej disa orёsh larg  Los Angeles.

Identitetin e djalit nuk do ta zbulojmё, ka thёnё TMZ, por tiparet e tij janё shumё tё ngjashme me tё Arnoldit. Djali i cili tani ёshtё afёrsisht 11 vjeç tregon ngjashmёri mbresёlёnёse, veçanёrisht nё pjesёn e gojёs dhe tё dhёmbёve.