Lajme Shqip Saturday, 23 July 2011 10:59

Angelina Jolie ka dhёnё njё intervistё ku ka folur rreth Kamboxhias dhe dashurisё qё ka pёr kёtё vend.

Ajo ka zbuluar njё detaj shumё interesant pёr sa i pёrket fёmijёve tё saj.

Nё kёtё video ajo shpjegon se si i krijoi mundёsinё djalit tё saj tё adoptuar Maddox 9-vjeçar, qё tё provonte diçka qё ishte pjesё e kulturёs sё vendlindjes sё tij: bulkthёt e skuqur. Nёse  pёr shumёkush ngrёnia e insekteve ёshtё e papёlqyeshme, pёr fёmijёt e çiftit me famё botёrore janё mё tё shijshmet.

“Djemtё e mi i pёlqejnё shumё kёto insekte. Ështё gjёja mё e preferuar e tyre. Kur nё fillim ja dhashё qё t’i provonin, doja qё ata tё provonin diçka nga kultura e kёtij vendi. Unё nuk kam dashur t’i privoj pёr tё shijuar apo kuptuar diçka rreth traditёs sё kёtij vendi…

Por, kur djemtё e mi filluan qё t’i merrnin kёto insekte nё pako dhe t’i hanin sikur tё ishin patatina, pa pushim, fillova tё bёhesha merak! Nё kёtё mёnyrё, unё ja ndalova atyre qё tё hanin tё tilla nё shtёpi.”

Kur Jolie shkoi nё Kamboxhia pёr tё xhiruar kёtё klip me Louis Vuitton, mёnyra e vetme pёr t’i bёrё fёmijёt e saj qё ta ndiqnin me dёshirё, ishte qё t’u nxirrte pёrpara inskete tё skuqur tё paketuar.

“Kёto insekte janё vёrtetё tё mirё, kanё shijen e patateve tё skuqura.”

Dhe ndёrsa aktorja me familjen e saj shkon qё tё provojё supёn me merimangё, thotё:

“Kёtu duhet tё provosh çdo gjё qё gatuhet”. (LajmeShqip.com)