Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 08:04

Bukuroshja e serialit ‘Desperate Housewives’ pranon se nuk e urren ish-bashkëshortin e saj Tony Parker pavarësisht nga fakti që ndihet zemërthyer.

Ylli i “Desperate Housewives” i dha fund martesës së saj tre-vjeçare me basketbollistin Parker në Nëntor të 2010 mbas akuzave të tradhëtisë prej tij. Divorci i tyre është bërë zyrtar në Janar. Gjatë intervistës me gazetarin britanik Piers Morgan ne një transmetim të drejt për drejt televiziv, ajo ka pranuar faktin se është ndjerë e poshtëruar nga kjo situatë sepse në asnjë moment nuk ka patur mundësi të reflektojë privatisht, por gjithmonë nën presionin e shtypit. Buja që ka bërë divorci i saj e ka lënduar akoma edhe më shumë.

Ajo shumë thjeshtë shprehet: “Martesa në familjen time ishte me të vërtetë një sakrament i shenjtë. Kemi patur një qëndrim, që ju betohem se është e vërtetë, se nuk e mendonim asnjëherë divorcin si një mundësi. Gjithmonë i bënim deklarata njëri-tjetrit se më mirë të vdekur se sa pa njëri-tjetrin. Por me sa duket marrëdhënia ndoqi rrugën e saj … “

Ndër të tjera thotë: “Ishte vërtetë hidhëruese. Është hera e parë që flas për këtë dhe më vjen keq… (për lotët që ndërkohë i kishin shpërthyer)! Ishte vërtetë zhgënjyese pasi kisha krijuar identitetin e zonjës dhe bashkëshortes Parker. Në momentin që çdo gjë u shkatërruar, m’u duk vetja shumë bosh, si pa identitet… Kush jam unë?”

Por Eva Longoria, për të cilën thashethemet thonë se po takohet me vëllain e Penelop Cruz, Eduardo Cruz, këmbëngul se nuk ka asnjë pishman të mbetur nga ajo marrëdhënie.

“Shumë njerëz mbase duan të më shohin që ta urrej, por jo! Unë nuk e urrej, përkundrazi i uroj gjithë të mirat.”

”Një miku im më ka thënë një shprehje: ‘Varu mbi dashurinë dhe jo humbjen’. Ka patur një arsye që pse u martuam, ka patur një arsye që pse ramë në dashuri, sikurse ka patur edhe një arsye që pse ishim bashkë për 7 vjet. Dhe unë dua të llogaris pikërisht këto gjëra dhe jo të tjerat.”, përfundon ajo.