Lajme Shqip Friday, 09 March 2012 15:31

Los Angelos – Pas një viti romancë me Eduardo Cruz, dhjetë vjet më të ri se veten e saj, bukuroshja e serialit “Shtëpiake të dëshpëruara” duket se i ka dhënë fund gjithçkaje.

Në fotografi Longoria e fotografuar sot.

Sipas të përjavshmes “US Weekly”, Eduardo Cruz është kthyer sërish në Spanjë duke u ndarë përfundimisht nga bukuroshja amerikane.

Vetëm muajin e kaluar çifti është parë duke festuar një vjetorin e tyre të dashuruar si asnjëherë më parë, ndërsa sot hapet lajmi se tashmë ata janë ndarë.

Sipas burimit thuhet se ndarja e tyre ka qenë tepër miqësore pasi Eva Longoria, 36-vjeçare, ka dashur që tashmë t’i përkushtohet karrierës dhe finalizimit të serialit “Shtëpiake të dëshpëruara”. (LajmeShqip.com)