Lajme Shqip Sunday, 17 July 2011 12:08

Filmi i ardhshёm i aktores Eva Longoria quhet “Without men” (“Pa burra”).

Ajo do tё jetё nё rolin e njё gruaje qё jeton nё njё fshat maerikano-latin, i cili ka mbetur pa burra. Pasi burrat janë detyruar t’i bashkoheshin njё grupi guerrilas revolucionar, gratё janё tё detyruara tё luajnё rolin e burrave. Kjo gjё i shtyu ato edhe nё gjёrat qё ato dijnё tё bёjnё mё mirё: dashuri.

Kёshtu, Longoria shfaqet nё skena dashurie me partneren e filmit, Kate del Castillo.

Drejtuesja e filmit, Gabriela Tagliavini, ёshtё shprehur pёr Fox News se: “Ishte pak e vёshtirё pёr tё dyja vajzat tё luanin kёtё pjesё, pasi tё dyja nuk kanё tendenca tё tilla, dhe nervozizmin gjatё xhirimeve e kanё kaluar me tё qeshura. Mbase kjo bёri qё edhe skena tё dilte mё mirё. Nuk ka asgjё tё ngjarё me porno, pasi veprimet e tyre janё tё gjitha shumё sensuale.”

Ngjarja bёhet akoma mё interesante kur nё fshatin e tyre shkon njё gazetar amerikan, qё kishte dёgjuar pёr historinё e çuditshme tё kёtij vendi. (LajmeShqip.com)