Lajme Shqip Friday, 04 November 2011 14:15

Los Angeles – Eva Longoria vetëm shtëpiake e dëshpëruar që nuk është!
Aktorja e famshme Eva Longoria, dje ka qenë duke shoqëruar shoqen e saj Victoria Beckham në stadium për të asistuar në ndeshjen e radhës të Davidit me LA Galaxy kundër New York Red Bulls.

Teksa Victoria shpesh herë dukej e përqendruar në lojën e burrit të saj, Eva Longoria as që ka mundur t’ i hedhë vështrimin lojës në fushë. Bukuroshja e vogël Harper Seven Beckham i kishte tërhequr plotësisht vëmendjen, aq sa në një moment ajo refuzoi t’ia jepte vajzën nënës  së saj.

Longoria e ka përfaqësuar mrekullisht rolin e një nëne adoptuese. Vogëlushja 4 mujore jo vetëm që rrinte më së miri me të, por luante me duar dhe buzëqeshte herë pas here me të.
Bukuroshja Longoria e intervistuar pak kohë më parë, është shprehur se fëmijët i dashuron shumë dhe se ndihet keq që nuk e ka gjetur ende partnerin për ta bërë atë një nënë të lumtur. (LajmeShqip.com)