Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 10:18

Aurela Gaçe nuk kualifikohet pёr nё finalen e Eurovizionit.

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian të këngës, Aurela Gaçe, dje ka performuar nё Gjermani me kёngёn Feel the Passion. Fatkeqёsisht kёnga nuk ka arritur qё të marrё vota të mjaftueshme për t’u kualifikuar në finalen e madhe të Festivalit Europian të këngës. Dhe ky skualifikim nuk ishte pёr shkak tё mungesёs sё performancёs, pasi Aurela u paraqit shkёlqyeshёm pёrpara publikut, i cili u ndez nga flamunjtё kuq e zi qё valviteshin nё sallёn e spektatorёve.

Pritshmёria ishte shumё e madhe dhe ky skualifikim i menjёhershёm ishte zhgёnjyes pёr shqiptarёt tё cilёt kishin shumё besim nё kёt ekip qё po pёrfaqёsonin Shqipёrinё kёsaj here.

Gjysmёfinalja e dytё do tё mbahet nesёr dhe vёndet qё u kualifikuan janё dhjetё: Serbia , Lituania, Greqia,  Azerbaixhani, Gjeorgjia, Zvicra, Hungaria, Finlanda, Rusia dhe Islanda.