Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 12:08

Tiranë – Starton mbrëmjen e sotme gara e këngëve europiane në Duseldorf të Gjermanisë, ku Aurela Gaçe do të ngjitet e treta në skenë për të përfaqësuar Shqipërinë.

I gjithë grupi shqiptar do të performojë në skenën e “Esprit Arena”, këngën “Feel dhe passion” kompozuar nga Shpëitin Saraçi, ku përveç Aurelës do të luajë Emiliano Dhima në bateri dhe Bledar Sejko në kitare.

Gjatë performancës së Shqipërisë do të shfaqet në formë grafike shqiponja, simbol i Shqipërisë, shoqëruar me efekte zjarri dhe tymi, një koncept regjisorial ky i Albert Malltezit. Gaçe, ashtu si në videoklipin e këngës, do të ketë simbolin e shqiponjës edhe në veshjen e saj stiluar nga Mirela Nurçe.

Kësaj here kënga shqiptare nuk do të shoqërohet me koreografi, si në disa konkurime më parë, por sipas Aurelës, do të ketë më shumë interpetim.

Ndërkohë që edhe pse do të këndohen në anglisht, në skenën e madhe te “Esprit Arena” do të oshëtijë gjuha shqipe, pasi refreni do të këndohet edhe në gjuhën origjinale, duke shtuar kështu emocionet për shqiptarët.

Pas shortit të hedhur që në janar Gaçe do të ngjitet në skenë natën e parë të festivalit ku do të konkurojë me këngët e vëndeve si, Greqia, Finlanda, Zvicra, Norvegjia, Gjeorgjia, Rusia, Polonia, Serbia, Kroacia, Hungaria, Portugalia etj.

Shqiptarët jashtë, Shqipërinë do të kenë mundësi ta votojnë për këngën shqiptare, por ata brenda vendit jo. Më pas nga 43 shtete do të përzgjedhen vetëm 25 kenge për natën finale të datës 14 maj, të cilat do të konkurojnë për çmimin e parë, ndërkohë që për sa u përket sondazheve, Shqipëria është në zonën që do të kalojë në finale.

Festivali Europian i Këngës këtë vit zhvillon edicionin e tij të 56-të, ndërkohë që viti 2011 është viti i tetë që Shqipëria mer pjesë në festivalin më të madh të këngës europiane.