Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 10:47

Transmetusi publik NDR, ka pasur mjaft probleme me televotim dhe transmetimin e audios në shumë shtete të ndryshme të Evropës. Kjo për faktin se për tridhjetë minuta nuk ka qenë i mundur fare votimi nga shumë shtete të ndryshme të kontinentit.

Problemet më të mëdha, sipas organizatorëve, duket se kanë ndodhur gjatë performimit të pesë këngëve të para të natёs sё parё, Polonisë, Norvegjisë, Shqipërisë, Armenisë dhe Turqisë.

Thomas Schreiber, producent ekzekutiv i konkursit 2011, kërkoi falje për të gjithë shikuesit të cilët nuk kanë pasur audio, por duke saktësuar se këto probleme nuk kanë qenë prezente në të gjitha shtete.

Sipas Schreiber, ata kanë bërë testimet për gjithçka një ditë më parë, të hënën me 11 Maj.

“ … Çdo gjë ishte duke punuar shumë mire, por rreth orës 20:40 minuta, përpara fillimit të transmetimit, kemi pasur shenjat e para se diçka nuk shkon mire,” tha ai.

Nga ana tjetër, reagimet e fansave nga e gjitё Evropa janë shumë të ashpra. Një pjesë e madhe e tyre, sidomos nga pesë vendet e par,a kërkojnë që ky problem të rregullohet sepse këtë e konsiderojnë si diçka të padrejtë që u është bërë sidomos pesë vendeve të para konkuruese.

Një pjesë e madhe e tyre duan që nata e parë gjysmë-finale të realizohet edhe një herë.

Sidoqoftë, deri tani nuk ka asnjë informacion të ri se çfarë veprimi do të ndërmarrin organizatorët.