Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 13:18

Megjithёse vdekja e saj ka pasuar qё prej 3 ditёsh, njerёzit kanё ngelur tё shokuar nga kjo humbje e thellё e muzikёs nё fillimet e karrierёs sё saj.

Amy Winehouse, e cila u gjet e vdekur nё shtratin e dhomёs, nё shtёpinё e saj nё Camden tё Londrёs, tё shtunёn mё 23 korrik, do tё pёrcillet sot me ritualin mortor ku do tё marin pjesё famijar dhe miq tё afёrm dhe pastaj eshtrat e saja do tё digjen, pёr t’u pёrzierё pastaj me hirin e atyre tё gjyshes sё saj mё tё dashur.

Familja e saj do tё plotёsojё dёshirёn e saj pёr t’ia djegur eshtrat dhe pёrzierё me hirin e gjyshes Cynthia, e cila vdiq nё vitin 2006 nga kanceri nё mushkri.

Ceremonia mortore do tё mbahet nё Golders Green nё veri-perёndim tё Londrёs nё orёn 3 tё mesditёs.

Njё mik i familjes ёshtё shprehur: “Ne tё gjithё shpresojmё qё AMY tё ketё gjetur paqen tani.”

Familjarёt e Amyt u mblodhёn dje nё shtёpinё e nёnёs sё saj Janis nё East Barnet, pёr tё diskutuar rreth varrimit.

Amy e kishte idealizuar gjyshen e saj Cynthia, qё ka qёnё njё kёngёtare dhe e dashura e legjendarit tё xhazit Ronnie Scott, aq sa emrin e saj e kishte bёrё tatuazh nё krahun e saj. Mendohet qё hiret e pёrziera tё tё dujave tё dёrgohen nё Kishёn Shёn Lucia, vend tek i cili May gjente shpesh herё ngushёllim rreth problemeve tё saj me drogёn nё vitin 2008.

Familja e Amyt gjykoi se pёrzierja e eshtrave tё tyre, ishte alternativa mё e mirё pёr t’u bёrё pasi ato tё dyja ishin shumё tё lidhura me njёra-tjetrёn. (LajmeShqip.com)