Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 08:52

Me të fejuarën e tij të re Marica Pellegrinelli ai po përjeton një histori të rëndësishme.

Dashuria e parë e tij e madhe ka qënë top modelja dhe mё pas moderatorja Michelle Hunziker, me të cilën ka patur një vajzë, Aurorën. Kanë qënë çifti perfekt, por më pas kanë zhgënjyer mbarë publikun italian dhe fansat nëpër botë me divorcin e tyre. Dashuria për ta kishte mbaruar dhe si shumë të tjerë ndoqën rrugën e fatit të tyre.

Dhe pikërisht ky fat e ka sjellë këngëtarin e famshëm italian të njihet me modelen Marica Pellegrinelli. Çifti është deklaruar publikisht pranverën e kaluar dhe tani së fundmi presin të bëhen prindër në fund të korrikut. Pas njё xhiroje nёpёr rrugёt e Milanos, modelja e re takohet me partnerin e saj Eros nё dalje tё njё restoranti. Sipas fotografive qё shfaq e pёrjavshmja ‘Gente’ duket se pasioni i tyre ёshtё nё majat e tij:  Ramazzotti e mbulon me tё puthura dhe pёrkёdhelje.

Ata ndjehen si nё qiellin e shtatё me pritjen e fёmijёs sё tyre tё parё, qё do ta quajnё Raffaella Maria (bashkimi i emrave tё gjysheve tё çiftit). Çifti i cili ka pak mё shumё se 1 vit bashkё po mendon tё martohet. Ramazzotti ёshtё shprehur disa herё se kanё dёshirё tё martohen pёrpara lindjes sё vajzёs sё tyre. Ndryshe nga eksperienca e tij e parë, Eros kësaj here ka dёshirё pёr ceremoni martese private, me të ftuar të pakët dhe pa median vërdallë.

Me sa duket Ramazzotti i paska merak modelet! Urojmё qё kjo dashuri e re tё mos pёrfundojё si ajo e para.