Lajme Shqip Tuesday, 05 April 2011 14:14

100 ditёt e “Big Brother Albania 4” janё mbyllur tё shtunёn e kaluar me njё fituese femёr. Nё kёtё reality show ka dalё fituese Ermela Mezuraj, banorja me karakter luftarak dhe tё drejtpёrdrejtё.

Nё njё mbrёmje maratone, spektakli solli shumё surpriza pёr banorёt finalistё dhe mbylli siparin me njё fituese femёr, e para qё nga fillimi i transmetimit tё kёtij formati televiziv nё Shqipёri, e cila gjithashtu çon nё shtёpi çmimin prej 10 milion lekёsh.

“Dëshiroja shumë që të dilte një femër fituese nё Big Brother, në mos unë një femër tjetër. Kam luftuar për këtë çmim sepse asgjë e mirë nuk vjen pa luftuar”, u shpreh Ermela pas fitores.

Vajza 25-vjeçare dukej si njeriu që realisht kishte më shumë nevojë për paratë e lojës. Ajo ka një histori të hidhur në jetën e saj, e cila ka nisur vetëm pak ditë përpara se Ermela të hynte në BB4. Motra e saj Gerta është arrestuar nga policia me akuzën e bashkëpunimit në grabitjen e 67 mijë eurove.

“Gjatë ecurisë së hetimeve, u dokumentua tërësisht implikimi i shtetasve Rodrok Malaj dhe Gerta Mezuraj; ku 23 vjeçari Rodrik Malaj i ka vjedhur me dhunë çantën punonjëses së agjencisë së udhëtimeve, ku ka mundur të marri sasinë e parave prej 67 mijë eurosh. Implikimi i shtetases Gerta Mezuraj në këtë vjedhje me dhunë, dyshohet se është arritur, duke bashkëpunuar me autorët dhe dhënë informacion gjatë momenteve të lëvizjes së koleges së saj për depozitimin e shumës së parave në bankë.” – thuhet në komunikatën e policisë në lidhje me këtë ngjarje.

Vetë Ermela ka pohuar në BB se ka dy motra binjake. E pyetur përse në emision është paraqitur vetëm njëra prej tyre, ajo ka thënë nën zë se motra tjetër është arrestuar për një çështje parash, por nuk ka treguar më shumë.