Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 13:15

Tiranë – Pas Anxhelina Hadërgjonajt dhe Mariza Ikonomit, një tjetër këngëtare do të largohet nga skenat shqiptare, të paktën për disa kohë. Bëhet fjalë për këngëtaren Era Rusi e cila ka vendosur t’i çojë më tej studimet e saj.

Mesa duket, këngëtaret shqiptare nuk kanë aq shumë besim tek institucionet arsimore shqiptare, dhe për këtë arsye edhe Era Rusi ka vendosur që të studiojë në Boston.

Pasi studjioi muzikë moderne në Athinë deri në moshën 14-vjeçare, ajo u kthye në Shqipëri.

Por, edhe në intervista të tjera është shprehur që nuk do të ndalet kurrë së investuari për muzikën.

Ndaj, dhe ky largim që duket i papritur për këngëtaren e njohur të klubeve ku këndohet ‘live’, nuk është fare i rastësisshëm apo i pamenduar mirë.

Veçanërisht duke patur parasysh se Era Rusi është një nga këngëtaret më të mira të muzikës jazz në Shqipëri, e ku më mirë se në një vend si Bostoni do të thellonte këngëtarja shqiptare studimet mbi muzikën jazz?