Lajme Shqip Monday, 17 August 2015 08:27

Këngëtarja Dafina Zeqiri, shpesh ndan momente me të ëmën në rrjetet sociale.

Në fotografinë e fundit të nënës së saj të cilën e ka bërë publike në Instagramin e saj zyrtar, Dafina ka thënë fjalët më të bukura për të.

Krijuesja e këngës “Be a man once”, gjithashtu është shprehur se suksesin dhe të qenit Dafina, ia dedikon asaj, pasi që pa nënën e saj nuk do të ishte këtu ku është sot.

Ajo nuk ka raport të mirë me babin e saj, të cilin kurrë nuk e ka prezantuar para publikut, e madje as përmendur.

“Nëse çdo kush do ta dinte se çfarë ka hequr në jetën e saj dhe nëpër çka ka kaluar kjo grua, do ta kuptonit pse ajo është engjëlli im mbrojtës”, ka shkruar Dafina në anglisht.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë se sa shumë e dua dhe sa shumë kujdesem për të”, transmeton Klan Kosova.

“Pa të nuk do të isha këtu ku jam sot, dhe po të mos ishte për të nënë/baba – për shkak se për mua ke qenë të dyja – zoti e di ku do të ishim sot. Dhe Mami, ne ia dolëm”, ka shkruar këngëtarja.

Këtë verë ajo ka publikuar dy këngë, “Te ti” dhe “Be a man once”, e së fundmi ka paralajmëruar se do ta realizojë edhe një këngë, për të cilën është duke punuar.