Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 09:47

Ajo është protagonistja e sagës “Harry Potter” dhe jemi mësuar ta shohim si një vajzë të ndrojtur në paraqitje.

Gjatë javës së kaluar 21 vjeçarja është fotografuar me të dashurin e saj duke shkëmbyer gjeste dashurie në publik. Ata kanë shijuar një ditë të bukur larg impenjimeve në New York.

Megjithëse sëbashku me Johnny Simmons ajo po kalonte mjaft mirë, burime pranë aktores thonë se lidhja e tyre është në rrezik pasi Simmons ka vendosur të mos e ndjekë të dashurën e tij në Angli.

Emma Watson është regjistruar në Universitetin e Oxfordit dhe pritet që të ndjekë një vit akademik, për ta përfunduar më pas diplomimin e saj sërish në Univeristetin Brown në Amerikë. Ditën e djeshme ajo ka nisur vitin e ri akademik dhe është fotografuar përkrah studentëve të tjerë, sikur të ishte thjeshtë një studente dhe jo një aktore hollivudiane. (LajmeShqip.com)