Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 15:33

Aktorja Emma Watson qё luan rolin e Hermionёs nё serialet e filmit “Harry Potter”, ka deklaruar pёr revistёn “Bazaar” se e pёrjashton veten nga obsesioni qё ‘Hollivudi’ ka ndaj dietave dhe paraqitjes sё jashtme.

“Los Angeles mё acaron nervat… Nuk e imagjinoj dot qё tё bёj katёr orё palestёr nё ditё dhe tё numёroj kaloritё e gjithçkaje qё fus nё gojё, dhe tё jem gjatё gjithё kohёs e fiksuar se si duket pamja ime! Kjo gjё ma humbet plotёsisht toruan”, ka thёnё ajo.

Watson pёrpara 2 vitesh u shpёrngul nё Amerikё pёr tё vazhduar studimet e saj nё Universitetin Brown, nё Rhode Island; kjo pёr shkak se ajo e ndiente veten klaustrofobike nё Angli dhe se atje nuk mund tё pёrqёndrohej nё jetёn e saj akademike.

Por vitin e fundit ajo i ka shtyrё studimet pёr mё vonё, pёr t’ju pёrkushtuar karrierёs, modelimit dhe premierёs tё finales sё filmit “Harry Potter”.

Premiera e filmit “Harry Potter” dhe “The Deathly Hallows –part II” do tё shfaqen premierё pikёrisht nesёr nё Londёr. (LajmeShqip.com)