Lajme Shqip Wednesday, 19 June 2013 17:44

Ylli i repit, Eminem, ka postuar një paralajmërim prej 90 sekondash, e cila është parahyrje për këngën e tij të re “Symphony in H”. Reperi ka kohë që ka paralajmëruar albumin e tij, të cilin e ka punuar me producentin DJ Alchemist.

Eminem ka deklaruar ditë më parë se albumi i tij, “do të përfshijë disa territore”.

Albumi i ri i legjendës së repit, vjen pas dy vjetësh. Në vitin 2010 ai publikoi albumin “Recovery”.