Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 14:49

Edhe pse ka qenë pikërisht videoklipi i këngës “Blurred Lines” që e bëri të famshme, Emily Ratajkowski është e penduar për pjesëmarrjen në atë video.

Bashkëpunimi i Robin Thicke, T.I. dhe Pharrell është publikuar në vitin 2013, ndërsa atë e zbukuron modelja 24-vjeçare.

“Në fillim kam qenë kundër atij klipi dhe mendoj se aty dukem shumë nervoze”.

“Tash, ajo video është vetëm një njollë e errët në karrierën time, ka deklaruar Ratajkowski për revistën InStyle UK.

Ndryshe videoklipi i këngës “Blurred Lines” është shikuar afro gjysmë miliardi herë në YouTube.