Lajme Shqip Thursday, 28 July 2011 10:37

Prej disa javёsh qarkullon lajmi nёpёr media se kёngёtarja Elvana Gjata dhe kantautori Flori Mumajesi janё duke pёrjetuar njё romancё mes tyre.

Nё njё intervistё pёr njё media televizive shqiptare, Elvana i ka mohuar tё gjitha thashethemet duke thёnё se ndihej e lodhur nga shpjegimet qё duhej tё jepte pёr jetёn time private.

“Të them të drejtën jam lodhur duke shpjeguar jetën time private, marrëdhënien time me Florin që e kam stërthënë nëpër media të ndryshme. Jam duke punuar kaq fort, me kaq shumë dashuri dhe energji këto kohë sa nuk dua t’i jap rëndësi kësaj pjese sepse nuk bën gjë tjetër veçse tërheq vëmendjen kot”, ka thënë Elvana.

Bashkёpunimi mes tё dy artistёve ёshtё lidhur prej vitesh; qё nё kohёn kur Flori ishte i fejuar me Soni Malaj ёshtё shprehur se dy kёngёtaret e tij tё preferuara janё Soni dhe Elvana, pasi tё dyja mund t’i vёsh pa frikё pёr tё kёnduar nё njё koncert pa superpozim. Dhe pёr kёtё ka tё drejtё. Fakti qё Elvana s’ka shumё qё ёshtё ndarё me tё dashurin e saj prej vitesh, nuk do tё thotё qё arsyeja e ndarjes tё jetё domosdoshmёrisht njё mashkull. Prandaj, do tё ishte mirё qё t’u besonim fjalёve tё vipave sepse koha ka pёr ta treguar mё sё miri.

Kёngёtarja kёto ditё ka realizuar kёngёn “Afёr dhe Larg” dhe gjatё vitit pritet tё dalё albumi i ri i saj dhe pesё klipe tё tjera kёngёsh. (LajmeShqip.com)