Lajme Shqip Tuesday, 11 December 2012 17:13

Tiranë – Elvana Gjata ka lënë të kuptohet se për të nuk ka asnjë fe tjetër pos “shqiptarisë”.

Edhe pse është e krishterë, Elvana ka postuar në Facebook një foto ku shkruante: “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”.Disa fansa u ndjenjë mirë me këto fjalë, e disa të tjerë revoltuan menjëherë.

Zinxhiri i këngëtares, një kryq i vogël të cilin Elvana e mban si hajmali, asnjëherë nuk hiqet prej qafës së saj. Për këtë fakt fansat kanë reaguar në postimin e saj duke thënë: “Prandaj nuk e heq kryqin nga qafa”.

Edhe disa foto të lansuara nga vet këngëtarja ditë më parë e vënë në dyshim orientimin fetar të saj, pasi në ato foto Elvana duket e mbuluar me shami (si një myslimane).(LajmeShqip.com)