Lajme Shqip Thursday, 28 April 2011 07:00

Ështё pёrfolur shumё se Lady Gaga ishte zgjedhur nga Elton John pёr rolin e kumbares pёr djalin e tyre Zachary.

Ka qёnё vetё Elton John qё e ka pёrgёnjeshtruar kёtё lajm mё 21 Prill nё programin e drejtpёrdrejtё Saturday Night Live.

“Ështё shumё ironike, – tha ai. – Unё gjithmonё kam thёnё se Marsi nuk ёshtё vendi i duhur pёr tё rritur njё fёmijё dhe Gaga e dashuron Marsin. Ajo thotё se Marsi ka shkolla tё mira dhe disko fantastike.”

 

Marsi nёnkupton steriotipin qё ‘djemtё vijnё nga Marsi dhe vajzat nga Venusi’.  Dhe meqё ky steriotip ёshtё njё pёrjashtim nё rastin e Elton John-it dhe tё tё gjithё homoseksualёve, ai nuk ёshtё dakort qё djali i tij tё ketё njё kumbar qё tё ndajё mendime tё ndryshme nga ato tё vetё prindёrve tё Zachut.

Elton John ka goxha eksperiencё si kumbar. Ai ёshtё kumbari i dy fёmijёve tё Viktoria dhe David Beckham, Brooklyn dhe Romeo, si dhe i djalit tё Elizabeth Hurley, Damianit.