Lajme Shqip Monday, 02 May 2011 08:12

Kёngёtari shumё i famshёm anglez dihet se ka qёnё njё mik shumё i mirё i Princesh Dianёs, mamasё sё Willit, e cila vdiq nё vitin 1997 nё njё aksident automobilistik.

Ka qёnё pikёrisht Kisha Westminster Abbey ku ёshtё mbajtur edhe ceremonia mortore e saj pёrpara 14 vitesh, ku kёngёtari ka kёnduar kёngёn qё i kishte dedikuar asaj “Candle in the wind”.

Kёshtu qё ёshtё mjaft e kuptueshme gjёndja shpirtёrore e tij. Nё njё moment gjatё ceremonisё ai ёshtё dukur mjaft i hutuar. Ai ёshtё fotografuar duke kafshuar buzёn dhe me sytё e pёrlotur. Mё vonё ja ka tёrhequr vёmёndjen partneri i tij David Furnish me njё buzёqeshje. Por humori i tij nuk ёshtё pёrmirёsuar. Me siguri kanё qёnё kujtimet qё e kanё mbajtur peng kur ai atje kishte kёnduar kёngёn pёr nёnёn e Princit William.

Nё njё dokumentar tё vitit 2008 ai ёshtё shprehur:

“Pёr mua tё kёndoja nё atё ceremoni mortore ka qёnё njё ndёr gjёrat mё surreale qё kam bёrё ndonjёherё. Gjatё kohёs qё po kёndoja mё shkonte ndёr mёnd “Mos e dreqos punёn. Qёndro stoik dhe kёndo pa emocione, qё tё mos humbasёsh notat nё kёngё!”. Ajo ishte njё eksperiencё joreale tё cilёn nuk do ja uroja kurrё mё nё jetё vetes.”