Lajme Shqip Saturday, 28 April 2012 09:30

Elton John është një hajdut jo i mirë tekstesh, pretendon kompozitori dhe fotoreporteri Hobbs i cili akuzon këngëtarin për këngën hit “Nikita”.

Njeriu mbrapa akuzave Gye Hobbs ka paraqitur një padi në gjykatën federale të Illinois-it. Ai pretendon se ka shkruar një këngë të quajtur “Natasha” në vitin 1982 bazuar në historinë e tij me një kamariere në një anije ruse dhe tre vite më vonë  Elton John kopjoi idenë e tij.

Sipas procesit të së drejtës së autorit Guy mori këngën dhe qarkulloi tekstin në kompani të shumta botuese duke përfshirë Big Pit, e cila boton vetëm këngët e Elton John, por ai asnjëherë nuk mori përgjigje.

Në vitin 1985 Elton John publikoi këngën “Nikita” e cila flet  për një roje kufitare gjermane, femër. Hobbs nuk specifikon saktësisht se cili tekst është “kopjuar”. Tani gati 30 vite më vonë Guy ka paditur për shkelje të së drejtës së autorit duke kërkuar dëmshpërblim të pacaktuar.

Guy thotë se ai ka vonuar në padi sepse ai jeton në Afrikë qysh prej vitit 1984 dhe se lajmet atje ecin ngadalë.