Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 16:12

Këngëtari mjaft i njohur i rock ‘n rollit është kthyer në Tiranë pas shumë vitesh në Amerikë, ku jeton së bashku me familjen e tij.

Këngëtari 38 vjeçar këto ditë është parë t’i kalojë me shokët e tij, emrat më në zë të muzikës pop-rock Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi.

Kthehet në Shqipëri duke thënë me shaka shprehjen që karakterizon më së shumti rininë e ditëve të sotme:

“Atdhe… vapë… thashetheme… cigare… papunësi…mall”.

Por nuk kthehet me qëllimin e kësaj shprehjeje sepse ai më datë 26 maj do të mbaj një koncert të drejtpërdrejtë në “Folie Bar”.

Madje në profilin e tij në FaceBook ai ka postuar: “Jeni të mirëpritur të gjithë, por jo ju që pëlqeni muzikën house apo techno”.

Kantautori prej pak kohësh ka përfunduar albumin e tij më të fundit, që titullohet thjesht “Antologji”. Ky album, ku bëjnë pjesë disa nga këngët e tij më të njohura si dhe shumë krijime të reja, është natyrisht në vijimësi të rrymës që ai përfaqëson si këngëtar, ndërsa pjesa më e madhe e teksteve janë shkruar nga Orges Toçe.