Lajme Shqip Sunday, 20 March 2011 08:25

Elsa Lila është nga ato këngëtare për të cilat shqiptarët kanë një dashuri të veçantë. Sepse e kanë parë që të vogël të ngjitet në skenën e festivalit të këngës së lehtë në RTSH, dhe me zërin e saj të prekë zemrat e të gjithëve. Kush erdhi në Itali, vazhdoi të shihte Elsën të ngjiste edhe skenën e Sanremos dhe të bënte për vete edhe publikun italian. Dëgjon shpesh të thonë për Elsën “E mbaj mend kur ishte fëmijë, sot është bërë gjithë kjo vajzë”. Vajza është rritur e tashmë është bërë nënë. Ajo ka lindur më 9 Mars dhe quhet Evita: Eva e vogël. Kështu quhej edhe nëna e saj, Eva. Mësohet se lindja ka shkuar shumë mirë dhe fëmija ka lindur në peshën 3.4 kilogramë.

. Në një intervistë ajo është shprehur: “Jetoj në Romë prej kaq vitesh dhe njëherë që vendosa të shkoja në fund të botës për t’u çlodhur e për të qëndruar vetëm, rashë në dashuri. Ishte dhjetori i vitit 2008 dhe sapo kisha mbaruar prezantimin e festivalit të këngës në Shqipëri. Isha shumë e lodhur dhe e stresuar (më shumë nga prapaskenat e pakëndshme që pata gjatë punës sesa nga puna në vetvete).”

Alessandro tani është kthyer, për të kaluar së bashku muajin e parë të jetës së Evitës. Më pas ai do të niset për në Madagaskar, ku do të shkoj edhe Elsa me vajzën sapo ajo të jetë forcuar dhe rritur pak. Kur Evita të bëhet tre-katër muajshe do të udhëtojnë së bashku drejt ishullit magjik, atje ku nisi gjithçka.

Është e shumë e lumtur për ardhjen në jetë të këtij fëmije, pamvarësisht se kjo do të thotë që për pak kohë do të shkëputet nga karriera.