Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 14:23

Bashkëpunimi me këngëtaren Genta Ismaili si duket e ka inspiruar edhe këngëtaren Eliza Hoxha që të bëjë një këngë me Dj Dalool.

Kënga titullohet “Nuk mundesh” dhe sipas fotografisë të cilën e ka postuar Dalool në profilin e tij në “Facebook” shihet se edhe xhirimet e video klipit kanë nisur.

Në fotografi shihen Eliza Hoxha dhe Dalool në një skenë në dukje të thjeshtë. Ende nuk janë bërë detaje në lidhje me kohën se kur do të publikohet kënga.(LajmeShqip.com)