Lajme Shqip Tuesday, 09 August 2011 11:38

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka pritur të djelën në zyrën e tij aktoren e njohur shqiptaro – amerikane, Eliza Dushkun. Ajo ka hyrë në zyrën e tij duke thënë: “Përshëndetje”, në shqip.

Gjatë pritjes që ju bë në zyrën etij, ai i dhuroi aktores Kullën e Sahatit të Tiranës, simbolikën e qytetit, si dhe i bëri të ditur titullin “Qytetare Nderi e Tiranës” dhe emërimin si “Ambasadore Nderi e Tiranës në Botë”.

E emocionuar ndaj këtij gjesti ajo është shprehur:  “Jam e nderuar dhe e privilegjuar…”

Basha e shoqëroi Elizën në vizitën që ajo bëri tek Muzeu dhe Sahati i Tiranës, si dhe bëri me të një shëtitje në Bulevardin e Tiranës.

Eliza Dushku gjendet në Shqipëri për të bërë një dokumentar mbi rrënjët e saj shqiptare, me një ekip televiziv amerikan si dhe me agjensinë Lonely Planet, e cila e ka renditur Shqipërinë si destinacionin numër ‘1’ në botë. Ajo do të qëndrojë 10 ditë dhe do të vizitojë disa qytete të Shqipërisë. Bashkë me Elizën në realizimin e dokumentarit për Shqipërinë do të kontribuojnë dhe artistë të tjerë me famë botërore, si sopranoja Inva Mula, fotografi Fadil Berisha dhe aktori Blerim Destani.

Por fatkeqësisht këtë ngjarje e ka shoqëruar një fenomen i ngjyrimit politik. Mbase për shkak se pritja e aktores ka qënë nga kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, mediat që njihen për ndikimin politik të majtë, si psh televizioni Top Channel, gazetat  Shqip, Shekulli dhe Tema, e kanë injoruar këtë fakt duke mos shkruar pothuajse asgjër reth mbërritjes së aktores hollivudiane në Shqipëri.

A nuk do të ishte mirë që të kishte patur iniciativa nga të gjithë për të takuar këtë aktore që po na nderon me vizitën e saj, pa qënë nevoja për ta politizuar çështjen?

Eliza Dushku u lind më 30 dhjetor 1980 në Boston. Babai i saj është shqiptar nga Korça, ndërsa nëna daneze.  (LajmeShqip.com)