Lajme Shqip Friday, 19 August 2011 19:54

Kjo është një mënyrë mjaft e mirë për të rimarrë veten mbas një ndarje të dhimbshme.

Sipas disa burimeve të mediave amerikane, ish e dashura e George Clooney, Elisabetta Canalis do të marrë pjesë në sezonin e 13-të të “Dancing With The Stars”. Nga trupi organizuar nuk është bërë asnjë verifikim në lidhje me këto zëra, por më 29 gusht do të bëhet e ditur pjesëmarrja e të gjithë konkurentëve. Por sipas burimeve të brëndshme, modelja italiane tashmë është përzgjedhur.

Në qershor, George dhe Elisabetta shpallën ndarjen e tyre mbas 2 vitesh romancë. Muajin e fundit paparacë kanë fotografuar zonjushën Keibler duke hyrë në shtëpinë e tij, dhe nëse ata vërtetë po e frekuentojnë njëri-tjetrin, ende nuk kanë dalë publikisht.

Imagjinoni sikur konkurentë të ishin Elisabetta dhe Stacey, dhe në juri të ndodhej George.

Padyshim që ky program do të shënonte maksimumin e shikueshmërisë së historisë së këtij programi. (LajmeShqip.com)