Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 17:24

George Clooney nuk ishte gati pёr t’i bёrё gjёrat serioze as pas 2 vjetёsh raport me Canalis.

Por, me sa duket edhe ajo nuk paska qenё gati pёr njё veprim tё tillё. Sepse po tё ishte e kundёrta, do tё ndihej e trishtuar dhe nuk do tё dukej kaq e lumtur dhe e relaksuar teksa kalon pushimet me ish tё dashurin e saj Angelo Vita.

Duke i parё teksa kalojnё kёto ditё relaksuese sё bashku nё Posatino tё Italisё, na lind dyshimi se mbase shumё shpejtё flaka ndёrmjet tyre mund tё rindizet sёrish. Ata kanё qёnё tё dashuruar dhe janё ndarё nё vitin 2007, diçka pak pёrpara se Canalis tё njihej me Clooney-n.  Madje disa gazetarё tё njohur tё italisё kanё filluar tё vёnё edhe baste se kjo do tё jetё romanca e radhёs pёr Canalis, madje romanca e verёs pёr Showbizin italian. (LajmeShqip.com)